Turistët e lyejnë me bojë të kuqe, majmuni përjashtohet nga fisi (Foto)

09 prill 2019 | 12:44

Një majmun, i cili ishte lyer me bojë të kuqe nga njerëzit, është parë i vetmuar pasi fisi i tij e ka mohuar atë.

Majmuni ishte lyer nga një vizitor në kopshtin botanik, Renshan, në qarkun lindor të Tajvanit.

Besohet se majmunët e tjerë nuk duan të kenë tashmë asnjë lidhje me të.  Lu Cheng-lin, i cili ishte duke ecur në park, ka thënë se fillimisht mendonte se kafsha ishte një specie e kuqe.

Por gjatë inspektimit më të afërt me lentet e kamerës, ka kuptuar se ai ishte lyer me bojë të kuqe. “Dukej i trishtuar dhe i vetmuar”, ka thënë Lu.

Ekspertët besojnë se majmuni  mund të ketë pësuar  për shkak të sulmit nga turistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i së hënës…