TURIZMI – Enigmë, sfidë dhe papërgjegjësi e institucioneve dhe shoqërisë në Kosovë

12 prill 2023 | 11:18

Shkruan: Erzen Gjonbalaj

Bukuri natyrore të paprekura, produkte të shkëlqyera autoktone dhe mikpritës të mirë – Kosova i ka të gjitha predispozitat për zhvillimin e shumë llojeve të turizmit. Kado që të kthehemi, ka mundësi për investime dhe punësim dhe më e rëndësishmja është tˈi mbajmë të rinjtë në vendin tonë

Edhe pse gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të turizmit në vend ku meritat u shkojnë individeve dhe grupeve të biznesit e kurrsesi institucionve shtetrore. Sot si dhe dje,  sektori i turizmit përballet me një sërë sfidash dhe kufizimesh në mjedisin e përgjithshëm të biznesit, por edhe në mjedisin specifik për këtë sektor, gjë që pengon konkurrencën e tij më të madhe në nivel të tregut ndërkombëtar. Pandemia tani e shkuar, ka ngadalësuar  përkohësisht rritjen e turizmit në Kosovë dhe si rrjedhim ka çuar në një performancë më të keqe të subjekteve private të turizmit dhe një rritje të papunësisë në këtë sektor. Prandaj, institucionet  e Kosovës  do të duhet ta kthejnë këtë krizë në një mundësi biznesi duke iu përkushtuar në mënyrë aktive zhvillimit sistematik dhe të koordinuar të turizmit.

Pas disa viteve të këqija të shkaktuara nga kriza e Koronës, viti paraprak (2022) konsiderohej si një vit plot pritshmëri dhe shpresa, sepse ky sezon pritej të ngulte gropat financiare të bizneseve të subjekteve hotelere dhe turistike si dhe të mbush thesin e shpuar të buxhetit të shtetit që po rrjedh kudo.

Mendimi i shumë analisteve-hulumtuesve është se sezoni turistik i vitit të kaluar ka dështuar apo më mire thënë sezoni i kaluar turistik në Kosovë u thye, në terma popullorë, u nda në katër. Për arsyet e një sezoni kaq të keq, mund të kërkojmë dhe t’i numërojmë shkaqet,

Mos të harrojmë se: Teoriket turizmin si fenomen e rëndisin të tretin në përmasa globale, në vendin e parë rëndisin armatimin, pason droga dhe të tretin vend e zënë turizmi. Derisa dy të parët mund të shihen në një kontekst negativ, turizmi është sinonim i udhëtimit, hedonizmit, shëndetit etj.

Më gjithë disa përpjekjeve për të bërë ndonjë të mirë, instituconet që u ka ra hise turizmi kanë deshtuar përballë sfidave me të cilat po përballet sektori i turizmit. Dështimet janë shumta qofshin nga mosdija apo nga injoranca. Nëse i referohemi aktiviteteve të institucioneve shtetërore për vitin e kaluar mund tˈi vërejmë disa përpjekje dhe tentime “shterpa” si ne vijim:

Viti 2022 filloi me premtime shumë befasuese nga Ministri i bujqësisë ku mes tjeresh premtoj: “… një investim në të gjithë sektorët pashmangshëm se do t’i trajtojmë disa prej sektorëve që nuk janë trajtuar në të kaluarën siç është sektori i agro-turizimit që do të ketë një fokus të veçantë në fillim të vitit që do të jetë në kategorinë e granteve” (7 Janar, 2020 Epoka e re). Nuk kemi dijeni nëse këto premtime janë realizuar.Bartësit e ekonomive familjare bujqësore të cilëvë do të duhej tu dedikohen këto grante –mbështetje  kanë nevojë për  një të tillë më mirë sot dhe jo për një premtim për një të nesërme apo pasnesërme më të mirë apo një vit më të mirë pas dhjetë apo njëzet viteve. Imagjinoni çfarë biznesi fitimprurës do të ishte për shumë fermerë, por para kësaj duhet të ketë rregullore ligjore që do rregullojnë këtë aktivitet, së pari duhet të ketë një ligj për turizmin rural që do të vendoste procesin e veprimit nga ideja deri në treg. Nëse do të kishte një synim të sinqertë të ministrisë dhe të vetë ministrit për të përdorur mbështetjen e BE-së përmes programit IPARD, konkretisht Masa 7 e cila nxitë zhvillimin  rural dhe rrjedhimisht agroturizmin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kosova është i vetmi vend në rajon apo edhe më gjërë ku organet kopetente të fushë së turizmit konkretisht Departamenti i turizmit që vepron në kuader të MTIN–së nuk i drejtohet mediave dhe publikut për të arriturat  e sektorit për lëvizjet turistike në vend për periodat e caktuar kohore që do të thotë nuk përmbushet detyra  që del nga pika 1.7. në përshkrimin   ‘Detyrat dhe përgjegjësitë për drejtorin e Departamentit turizmit.’

Në rënditjen e sukseseve të MTNI-së për vitin 2023 shohim edhe Ligjin pët turizmin dhe hartimi i  Strategjisë së turizmit të Kosovës  (2023-2030). Këto dy dokumente kanë rëndësinë e tyre, me vetë faktin së diçka po lëvizë. Ata e propozuan Ligjin për Turizmin, por fatkeqësisht i njëjti u miratua si i tillë në Kuvend, ku shihet qartë se ata që morën pjesë në hartimin e të njëjtit dhe ata që e miratuan në Komisionin përgjegjës duke përfshirë edhe ata që e votuan në Kuvend i të cilëve iu mungon elementi bazë i njohurive për turizmin, të cilat shihen më se miri në shumë nenet e Ligjit për Turizmin. Ligji jo vetëm që ka mangësi, por nuk i ka përcaktuar qartë disa aktivitete, nuk janë përshkruar veprimet e organeve inspektuese, nuk janë përshkruar përgjegjësitë.

Fatkeqësisht duhet të citojmë shkencëtarin Tesla i cili tha: “Nuk më vjen turp që përdorin idetë e mia, por më vjen turp që nuk i kanë të tyre”. Ata që morën pjesë në hartimin e ligjit, jo se ata nuk kishin njohuritë e tyre, por as që ditën të kopjonin-përdorin përmbajtjen e Ligjeve të njëjtit nga vendet fqinje për t’i dhënë të paktën sa më shumë qartësi ligjit. Po që ligji të jetë funksional  është dashur të hartohet dhe të aprovohet  në të njëjtën kohë  Ligji për Organizatën Kombëtare Turistike dhe Ligjin për Inspektimin turistik, pa këto dy ligje i njëjti ligj nuk mund të funksionojë, sepse Organizata turistike kombëtare dhe ato lokale, përveç promovimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve brenda vendit, mbledhin dhe përpunojnë, mbajnë statistika turistike dhe merren me çështjet e taksave turistike ( të njohura në rajon si taksa të qendrimit dhe jo si qendron në Ligj taksa e akomodimit) .

Inspeksioni Turistik është organ i domosdoshëm në monitorimin e zbatimit të ligjit, i cili duhet të ketë detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë. Për ata që dëshirojnë të bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve si të sakta, ju lutemi krahasoni nenin 47 dhe 48 të Ligjit për Turizmin në Kosovë me nenet (118 -123) të Ligjit për Turizmin dhe Mikpritjen e Republikës së Malit të Zi (2018).

Ka shumë paqartësi në ligj, një prej të cilave është neni 42, që ka të bëjë me taksën turistike, pika 2. “Taksa e akomodimit paguhet njëkohësisht me pagesën e akomodimit për një natë.”. Shtrohet pyetja se: ku dhe sa e paguajnë taksën turisti që flenë në një çadër ngjitur me rrugën apo mbrenda natyrës. A do të duhej të paguajnë taksen vizitoret e Ilixhave (Banjeve termale) dhe nëse po, cila kategori do të duhet të lirohej. Nuk duhet të vihet në pyetje rëndësia e takses turistike-takses të qendrimit. Taksa e qëndrimit mban në vete dy komponente: atë ekonomike dhe atë të sigurisë.

Komponenti ekonomik vërehet nëpërmjet vendosjes së taksave dhe arketmt të tyre të cilat rrisin buxhetin e organeve të caktuara të vetëqeverisjes lokale – organizatave turistike lokale, të cilat i përdorin  për promovimin e potencialit turistik të komunitetit të tyre vendor dhe organizimin e manifestimeve turistike të kategorive.

Rëndësi të madhe ka edhe komponenti i sigurisë, ku gjatë regjistrimit të mysafirëve dhe evidentimit të tyre, në çdo moment mund të shohim se cilin e kemi mysafirë dhe cilën kategori i takon, domethënë është e dobishme të vlerësojmë lëvizjen e personelit interesant të sigurisë, për të mos përmendur se kush, i cili mund të jetë në ferkim me ligjin, qoftë vendas apo të shtetit nga të cilit vjen.

Hartimi i Strategjisë së turizmit të Kosovës ka rëndesinë e vet që të paktën të kemi një dokument të rëndësishëm strategjik për një sektorë të rëndësishëm të ekonomisë siç është turizmi. Qëllimi i mirë por mangësitë  janë evidente. Mangësi kryesore është para të gjithave mospjesëmarrja e institucioneve shkencore dhe arsimore në hartimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit. Këtu, lind një pyetje e thjeshtë nëse këto institucione nuk janë ftuar apo kanë sabotuar të njëjtat, ata që kanë krijuar strategjinë duhet të tregojnë faktet dhe cila është arsyeja, në të kundërt, ka dyshime të justifikuara se fakultetet që zhvillojnë kurse në fushën e turizmit nuk kanë kapacitet për të propozuar apo mbështetur përgatitjen profesionale të të njëjtit ku më së miri e dëshmon fakti kur nuk kanë pasur asnjë koment apo reagim si ndaj Ligjit për turizmin ashtu edhe ndaj Strategjisë të zhvllimit të turizmit..

Ajo që gjithashtu nuk u falet institucioneve arsimore dhe shkencore është se jo që nuk kanë dhënë asnjë koment për Strategjinë e propozuar pos as një fjalë për dështimet e njëpasnjëshme të aktiviteteve të bartësve të politikave turistike nga organet shtetërore që për fatë u ra hise të paditureve të menaxhojnë me një sektor shumë të rëndesishem ekonomik të vendit, Disa individ arsyetohen se nuk ishin të ftuar, por edhe nëse nuk je i ftuar duhet ta ngritësh zërin kundër mangësive dhe të pavërtetësive të paraqitura në dokumentet e rëndesishme si janë Ligjin për Turizmin dhe Strategjia e zhvillimit turizmit të Republikës Kosovës

Një analizë e detajuar e Strategjisë na bënë të kuptojmë se pjesëmarrësit në krijimin e saj nuk  kanë njohuri të mjaftueshme në Menaxhimin strategjik dhe strategjinë e menaxhimit. Në pjesën që analizon tendencat e reja në tregun ndërkombëtar turistik prezantohet një segment shumë interesant i atij tregu, “Udhëtaret gra solo: interesimi dhe numri i udhëtareve gra solo është duke u rritur gradualisht, veçanërisht viteve të fundit. Për ilustrim, mesatarja e kërkimeve në google për këtë kategori është rritur dukshëm ndër vite. Shumë tur-operatorë tani po e ushqejnë këtë segment të turizmit, duke fuqizuar shumë gra të destinacioneve që të marrin role udhëheqëse në ofertën e turizmit”, (faqja 9 e Strategjisë).

Të gjithë ata që mëndojnë se ky paraqet një segment të ri të tregut turistik ndërkombetar, e kanë gabim. Në kohët e valës së parë të feminizmit rreth vitit 1840, disa gra të pasura udhëtuan në pjesët ekzotike të botës me një qëllim të veçantë: të shijonin seksin me njerëz krejtësisht të panjohur. Kjo ishte periudha kur filluan të diskutoheshin të drejtat dhe pavarësitë e grave dhe për gratë që udhëtonin vetëm, gjë që disa zonja mund të përballonin.

Vala e dytë tronditëse e feminizmit ndodhi pas viteve 1960, e cila ndihmoi drejtpërdrejt në rritjen e udhëtimeve të grave solo njëheritë  në rritjen e turizmit të seksit femëror. Ngjashëm me sot, gratë atëherë ishin kryesisht kanadeze, franceze, britaneze, amerikane, etj., duke udhëtuar vetëm  në Barbados, Indi, Republikën Domenikane, Spanjë dhe Greqi. Ky turizëm seksual diskutohet edhe në dokumentarin” Rent of Growth”, të e tregojnë të rinjtë nga Xhamajka që paguhen për seks. Këto të dhëna e demantojë një prezantim të tillë të paraqitur në Strategjinë e turizmit të Kosovës.

Foto 1. Një grua udhëtare solo, paraqet  motivin e saj ësht qartë, shumë e shumë kohe para ditëve të sotme

Hulumtimet moderne konfirmojnë se çdo vit më shumë se 600,000 gra solo udhëtojnë nëpër botë me synimin për të kërkuar seks. Destinacionet më të vizituara sot janë edhe më interesantët për turistët, p.sh. Egjipti, Tunizija, Indonezia, Senegali, Xhamajka, Tajlanda, Republika Domenikane, etj.

Ky lloj i turizmit nuk u referohet vetëm të moshuarve, që është një lidhje e zakonshme me këtë temë, në grupin që kërkojnë seks jashtë vendit bëjnë pjesë edhe gra të martuara, beqare, të reja e të moshuar, disa kërkojnë vetëm seks, ndërsa të tjerë kërkojnë romansë dhe dashuri.

Një ide dhe synim shumë i mirë i hartuesve të Stratëgjisë, por lind pyetja nëse do të kemi “burime turistike” për një gjë të tillë për një segment të tillë të tregut. Shihet se kjo farë pritje  nuk është e përfshirë në Planet e Veprimet  për periudhen 2023-2025  po mbetem të shpresojmë se do ta jetësojnë në periudhen 2025-2030.

Është e vështirë të pranohet një analizë e tillë SWOT, e cila mund të quhet lehtësisht e turpshme, e cila vërteton se është hartuar nga “ekspertë” që mund të dinë gjithçka por më së paku për turizmin. Shumë artikuj të paraqitur në analizën SWOT janë të pavend, të vendosur vetëm për hirë të rendit dhe i shërbehen publikut që të paktën kan pak apo nuk ka fare njohuri për to. Një nga ato do të ishin edhe: “Pjesëmarrjet e para të suksesshme në panaire ndërkombëtare” e prezantuar në rreshtin e fundit të në fushen ‘S’ ku prezantohet forca.

Eshtë e vërtetë që misioni i tyre ka qenë i “suksesshëm” në panaire, kur ke para në disponim “pa dhimtë” është e lehtë të marrësh pjesë në evente pa keqardhje, por shtron pyetjen nëse ata e dinë se si matet suksesi dhe çfarë i sollën shtetit në këmbim. Sa u rrit numri i turistëve nga tregjet e reja emitive të synuara, sa ishte kontributi i lënies aq shumë kohë në “mërgim” të “Hyjneshës në fron”, të cilen pyetje deputeti Ferat Shala kërkon ta verifikojnë instancat profesionale dhe gjyqësore. (Epoka e re 15.03.2023.).

Sot, turizmi në Kosovë është reduktuar në sektorin joqeveritar, ku kryesojnë dy OJQ-të, të themeluara viteve të fundit të cilat në vend që të punojnë dhe veprojnë së bashku për të mirën e turizmit , janë aq ‘armiqësorë me njëra-tjetrën’  sa që e vërtetojnë në raste të shumta. Shembulli më i mirë për një gjë të tillë ishte ai i vitit të kaluar dhe aktivitetet e tyre gjatë realizmit të panaireve nga këto OJQ . Këto OJQ realizuan “qëllimet e tyre” në të njejtën kohë dhe në lokacionet e afërta, që vizitoreve u përngjante sikur të ishte koha e Bajramit duke vizituar here njërën e herë tjetrën “diku bakllav diku tatli”.  Se është e gabuar të lëmë turizmin në mëshirën e OJQ-ve, tregon edhe panairi i realizuar së fundmi, ku vet motoja (slogani) ishte i gabuar; “Ejani dhe eksploroni botën me ne në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosovar 2023!”. Në panair kishte një numër të vogël ekspozuesish nga industria vendase e turizmit dhe hotelerisë. Pra qellimi i panarit ishte të prezantojnë bukurit e huaja e jo ato vendore. Këtu shihet efekti negative sepse thirrja bëhej ta nxjerrin paranë jashtë Kosovës.

Ajo që është shqetësuese për të ardhmen e turizmit është “shurdhimi” i palës së kundërt, të Qeverisë (opozitës) e sidomos të Qeverisë në hije, nga e cila nuk ndëgjuam asnjë fjalë për “sukseset” e qeverisë apo për shënimin e datave të rëndësishme turistike çka na bënë me dije se edhe nëse një ditë ndodhin ndryshime politike nuk do presim ditë më të mirë në sektorin e turizmit.

Ajo që po ashtu nuk u falët hartuesve të Strategjisë është mos përfshirja në fushat e analizës SWOT, burimet e punës (burimeve njerëzore) dhe konkurrencën, atë që përfaqësojnë si forcë apo dobësi apo kërcënim nga ku arrijnë tek ne.

Foto 1. Një grua udhëtare solo, paraqet  motivin e saj ësht qartë, shumë e shumë kohe para ditëve të sotme

Institucionet shtetërore të cilat e kanë fatin e menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit në Republikën e Kosovës duhet ta dinë se nëse dëshirojmë që sadopak të jemi pjesëmarres aktiv në Tregun turistik ndërkombetar duhet ta kuptojnë se: Konkurrenca ndërkombëtare në turizëm përcaktohet kryesisht nga cilësia e burimeve njerëzore. Institucionet arsimore, të cilat vetë përfaqësojnë organizatat e të mësuarit, duhet t’i inkurajojnë studentët për mësim të vazhdueshëm, ide novatore dhe të menduarit kreativ, gjë që e bën arsimin e lartë një faktor specifik të suksesit në turizëm dhe në industrinë e hotelerisë.

Problemi i edukimit të stafit në industrinë turistike dhe hotelerisë të Kosovës duhet të trajtohet në nivele të ndryshme. Sistemi arsimor duhet të planifikohet dhe koordinohet në nivel kombëtar, me mbështetjen e institucioneve arsimore shtetërore dhe private, autoriteteve vendore të fushave ndërlidhese me turizmin, shoqatave të ndryshme, me stimuj brenda vetë sipërmarrjeve hotelere dhe turistike. Është e nevojshme të krijohet një partneritet më të fortë midis institucioneve të arsimit të lartë, shoqatave të industrisë së turizmit dhe kompanive menaxhuese dhe këshill-dhënese, të cilat do të kontribonin në krijimin e një modeli të hapur edukimi në menaxhimin e turizmit dhe hotelerisë, i cili është i mandatuar nga Deklarata e Bolonjës.

Programet arsimore duhet të përshtaten dhe formohen vazhdimisht në atë mënyrë që të ofrojnë një vizion të qartë të industrisë moderne të turizmit dhe hotelierisë, ndryshimeve dhe tendencave brenda industrisë së caktuar. Këtij konstatimi më se miri i shkon në favor raporti i Avokatit të Popullit me rekomandimin Ex-officio nr. 676 2022 që ka të bëjë me arsimimin dhe mundësitë e të rinjëve në tregun e punës (Epoka e re dt.07.04-2023.). Në këtë kuptim, duhet një rol më aktiv i shtetit, i cili duhet të nxisë rrjetëzimin, d.m.th. forcimi i lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore, industrisë hotelerie-turistike dhe institucioneve publike.

Rezultati duhet të jetë një numër në rritje i projekteve kërkimore shkencore dhe këshilluese, si dhe trajnime që do të përgatisin më mirë personelin në industrinë e turizmit dhe hotelerisë për kërkesat e biznesit modern. Megjithatë, nuk duhet harruar rëndësia e edukimit të të gjithë popullsisë në Kosovë sidomos në pjesët rurale  lidhur me çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm në turizëm dhe kërkesat që u imponohen destinacioneve që përpiqen të përmbushin standardet e konkurrencës së marketingut ndërkombëtar.Në përputhje me trendet në sferën e arsimit të mesëm dhe atij të lartë dhe nevojat e tregut të punës, është i nevojshëm formimi i qendrave rajonale të trajnimit për personelin e hotelerisë dhe turizmit, objektivat e të cilave do të ishin: zhvillimi dhe përmirësimi i kualifikimeve dhe harmonizimi i tyre me nevojat e tregut të punës; monitorimi, vlerësimi dhe ekzaminimi i nevojave rajonale të tregut të punës për njohuri dhe aftësi në fushën e turizmit dhe menaxhimit të hotelerisë, modifikimi i programeve ekzistuese dhe zhvillimi i programeve të reja të trajnimit, p.sh. modulat e edukimit dhe trajnimit; mbledhjen dhe sigurimin e informacionit për arsimin, trajnimin në rajone të veçanta dhe në nivel të Kosovës, në drejtim të mbështetjes së strategjive të zhvillimit rajonal, etj.

Nga ky aspekt, institucionet arsimore duhet të edukojnë stafin e tyre jo vetëm në drejtim të zotërimit të njohurive moderne, por edhe të zhvillimit të të menduarit kritik, por edhe të aftësisë për të ofruar shërbime cilësore, të cilat janë vetëm disa nga parametrat e nevojshëm për t’iu përgjigjur sfidat e tregut global të turizmit.

Suksesi i ardhshëm i turizmit varet kryesisht nga aftësia e autoriteteve për të krijuar një strukturë efikase administrative dhe institucionale të cilën sot nuk e kemi. Ajo strukture do të siguronte zhvillimin, promovimin dhe rregullimin e suksesshëm të sektorit. Futja e menaxhimit në nivele të shumta të qeverisjes ose bashkëpunimi horizontal ndërmjet të gjitha ministrive kompetente dhe institucioneve publike dhe forcimi i bashkëpunimit dhe dialogut me sektorin privat dhe OJQ-të janë elemente thelbësore për menaxhimin efikas të zhvillimit të turizmit. Gjithashtu, angazhimi i qartë dhe i vendosur i qeverisë për zhvillimin e turizmit dhe aftësia e zyrtarëve publikë për të udhëhequr dhe menaxhuar përgatitjen dhe zbatimin e strategjive në fushën e turizmit janë faktorë të domosdoshëm që do të sigurojnë zbatimin e plotë të masave prioritare të politikave dhe ndërhyrjet strategjike të propozuara që synojnë rritjen e konkurrencës përmes menaxhimit më të mirë, rregullimit, sigurimit të të dhënave të krahasueshme, vendosjes së bashkëpunimit dhe dialogut me aktorët në sektorin e turizmi, zhvillimi i një kuadri më të mirë legjislativ dhe rregullator, forcimi i dialogut dhe bashkëpunimit me aktorët në sektorin e turizmit dhe përmirësimi i statistikave të turizmit  do të mundësojë një vendimmarrje më të mirë.

Kosova më në fund duhet të vendosë se çfarë është më e rëndësishme për të: turizmi i udhëhequr nga ekspertë dhe praktikues të dëshmuar apo do t’u dorëzohet përgjithmonë politikanëve dhe armatorëve që i “importojmë”. Kjo kategori e dytë dëshmon se është e pa aftë për të menaxhuar një nga burimet tona më të madha ekonomike, nga rezultati i të cilit do jetonte një pjesë e madhe e popullatës të shtetit, ndërsa pjesa tjetër do siguronte jetesën për familjet e tyre përmes lidhjeve indirekte.

Sot, nën përgjegjësi, mund të them se përgjegjësia për gjendjen aktuale të turizmit të Kosovës bie drejtpërdrejt mbi një person dhe ajo është ministresha e MTNI-së që po mban të barrikaduar këtë sektor, gjë që më së miri e tregon vetë faqja e Ministrisë, ku nuk kemi qasje për të parë ndonjë paraqitje të situatës, nuk mundemi të identifikojmë personat që drejtojnë Departamentin e turizmi, së fundmi kanë prezantuar drejtorinë e departamentit.

Po i bëj thirrje sot publikisht, siç i kam bërë pafundësisht deri tani, le të thyejë “kordonin”, të hapë mundësinë për të gjithë ata që kanë njohuritë dhe aftësitë për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të turizmit, ku për një kohë të shkurtër do të mundësojë punësimin disa qindra persona të moshave të reja  dhe në këtë mënyrë të ngadalësojë fluksin e të rinjve që po detyrohen tˈi kthejnë shpinën atdheut tyre.

Autori është turizmolog-hulumtues i turizmit erotik dhe atij rural-agroturizmit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e…