Turizmi në Shqipëri, Rama: Dikur Shqipëria ishte Koreja e Veriut, sot na vizitojnë 10 mln turistë në vit

08 prill 2024 | 11:29

Kryeministri Edi Rama foli sot për sfidat e Shqipërisë lidhur me turizmin.

Teksa renditi arritjet e vendit tonë në këtë sektor, Rama theksoi se Shqipëria duhet të punojë fort që të ecë përpara dhe sigurisht të mësojë nga gabimet e vendeve që e kanë zhvilluar turizmin vite me parë.

Në fjalën e tij në takimin e 70-të të Komisionit për Evropën e Organizatës Botërore të Turizmit, Rama tha se gjatë vitit të kaluar në vendin tonë erdhën 10 milionë turistë dhe se shifrat për tremujorin e parë të këtij viti janë gjithashtu pozitive.

“Në këto vite ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë e të izoluar nga ju qe keni ardhur nga perëndimi por dhe ju që keni ardhur nga lindja. Ajo që kemi kaluar ne është përtej imagjinatës të izolimit dhe brutalitetit që kemi hasur. Para 30 vitesh kemi pasur vetëm 5 mijë turistë marksist, leninist, historiku i të cilëve ishte parë me imtësi nga autoritetet e atëhershme, Shqipëria ishte Koreja e Veriut e asaj kohe. Ata kishin ardhur në një vend që ishte krenar që siç na thoshin ishim i vetmi vend i vërtete marksist leninist i vërtetë në botë. Kur vinin në Shqipëri ata duhet të shkonin menjëherë te berberi në Rinas nëse kishin flokë të gjata dhe mjekër. Pra mendoni sa i thellë ka qenë leninizmi në atë kohë. Sot realitete janë ndryshe, më shumë se 10 mln turistë erdhën vjet. Dhe shifra të larta kemi edhe në tre muajt e para të këtij viti. Kjo s’është vetëm sukses por edhe sfidë, ka shumë gjëra të cilat duhet ti zgjedhim në rast se duam që Shqipëria të ecë përpara. Për ti bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri jo në vend tjetër, duhet të ruajmë natyrën dhe të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, pra ti ndërthurim këto të dyja. Ne nuk duam ta humbasim vendin tonë ndërkohë ndërtojmë një vend të denjë për turizëm. Ju i keni kaluar këto faza, keni përvojë më shumë se ne. Unë besoj se ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime me ju, duhet të mësojmë nga gabimet tuaja. Ajo që po bën kjo organizatë është vërtetë fantastike. Këtu s bëhet fjalë për të shkuar nga njëri vend te tjetri, bëhet fjalë për ndarjen e ekspertizës gabimeve, përvojave dhe gabimeve që mos të përsëritëm. Shpresoj të mësojmë nga gabimet tuaja. Ne tashmë kemi bërë ca gabime tona. Mos harrojmë që jetojmë mes Italisë dhe Greqisë do të thotë se je te dolce vita, jeta e shkujdesur dhe normalisht që bëjmë dhe gabime… Ligji ynë i përbashkët kodi i lek dukagjinit thotë se shtëpia e shqiptarit është e personit që të ka ardhur për vizitë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ANP ‘Adem Jashari’ LKIA po vazhdon suksese të pakufizuara gjatë…