Turneu ‘Adem Jashari’ mbahet në Skenderaj

02 mars 2023 | 14:00

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit për futsall, do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari”.

Ky është edicioni i 14-të me radhë dhe meqenëse Përfaqësuesja e Kosovës është e angazhuar në ndeshjen kualifikuese për Botëror, edicioni i sivjetmë do të mbahet me pjesëmarrjen e katër ekipeve të Superligës: FC Prishtina 01, FC Liqeni, FC Malisheva dhe FC Drenica.

Turneu fillon më 5 mars, me ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet FC Drenicës dhe FC Malishevës, në orën 18:00 dhe FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit, në orën 20:00. Ndërkaq, ndeshje finale zhvillohet të hënën më 6 mars, në orën 19:30. Turneu do të zhvillohet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, ka…