Turneu i 3×3 në Malishevë fitohet nga Bero Kingdom

18 gusht 2025 | 12:00

Për herë të parë në Malishevë u organizua turneu i 3×3 në basketboll. Ky turne u organizua të shtunën në sheshin qendror të qytetit, që solli spektakël të basketbollit 3×3.

Hapjen e turneut e bëri Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ishte i lumtur që një event i tillë i basketbollit po mbahet në sheshin kryesor, duke sjellë energji pozitive, derisa i pari i Malishevës, në fund dorëzoi edhe çmimin për fituesin.

Kjo garë mblodhi 12 ekipe, duke e bërë turneun mjaft cilësor. Pas ndeshjeve në grupe, u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe nën ritmin e muzikës u zhvillua finalja ndërmjet Bero Kingdom dhe Hoppers, që u fitua nga Bero Kingdom 21:6. Ekipi fitues u shpërblye me 700 euro, ndërsa vendi i dytë me 300.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private në Junik janë dëmtuar…