
Turniri ‘Demush Mavraj’ mbahet më 8 maj
04 maj 2022
| 11:36
Turniri tashme tradicional në futboll të vogël për profesorin e Edukatës Fizike dhe dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demush Mavraj do të organizohet më 8 maj.
Organizatorët kanë njoftuar se ky turnir do të mbahet në qëndron sportive “Bobi” nga ora 11:00, derisa ka shumë ekipe të interesuara për të marrë pjesë në turnirin që organizohet në kuadër të 23 vjetorit të rënies heroike të Demush Mavrajt.