“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”

02 korrik 2025 | 22:25

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri në detyrë Albin Kurti “është në mbështetje të Gjykatës Speciale, kundër krerëve të UÇK-së”.

Ai tha se deklarata e sotme e Kurtit për Thaçin e Veselin “është dëshmi e gjallë” që Kurti është në mbështetje të Speciales.

“Ky është interpretim i Jack Smithit, kësi poshtërie moti nuk kam parë që e ka bërë kryeministri. Merri krejt argumentet e Gjykatës Speciale, prokurorisë e Jack Smithit argumenti kryesor është që Thaçi e Veseli kanë ndikim brenda politikës e policisë, prandaj nuk duhet të lejohen të mbrohen në liri. Pra ky shihet që gjatë gjthë kohës e ka përdorë në takime diplomatike dhe në takime me Gjykatën Speciale dhe në takime shtetet financuese. Ky po del që ja ka dhanë këtë përshtypje Gjykatës Speciale që krejt interpretimet janë të njëjta”, tha Behrami në Pressing.

“Albin Kurti edhe publikisht nuk dallon nga Jack Smith dhe mendoj që është e turpshme, sepse ky po i bën dëm edhe mikut të vet Rexhep Selimit dhe të tjerëve aty sepse ata janë bashkë atje e jo të ndarë në parti politike dhe nuk janë duke u gjyku ata por UÇK”, shtoi Behrami, transmeton Express.

“Kjo tregon se në çfarë gjendje është ky njeri (Kurti) që nuk mundet me duru që partitë e tjera nuk po i nënshtrohen diktatit të tij, nuk do t’i nënshtrohemi kurrë diktatit të tij”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira…