Turp i deputetëve të LDK-së

17 dhjetor 2021 | 13:38

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar deputetët e LDK-së, që bojkotuan fjalimin e sotëm në Kuvend të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Tërmkolli i ka krahasuar deputetët e LDK-së që bojkotuan fjalimin, me ata të Lëvizjes Vetëvendosje, që dikur bojkotonin paraqitjen vjetore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Turp i deputetëve të LDK-së! Njësoj si PDK dikur, e pastaj edhe VV kur bojkotonin paraqitjen vjetore të Presidentit në Kuvend! Ani kishe institucionalista! Turp!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Tërmkolli.

Fjalimin e fundvitit  në Kuvend të presidentes e kanë bojkotuar sot edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas drejtorit sportiv Leonardos, PSG-ja do të vazhdojë të tentojë…