Turpi që do ta ndjekë Eto’on për gjithë jetën, përjashtoi një yll nga kombëtarja për të ruajtur rekordin e tij
Sulmuesi legjendar i Kamerunit, Samuel Eto’o, bëri një veprim krejtësisht të pabesueshëm përpara Kupës së Kombeve të Afrikës, ku do të luajë edhe kombëtarja e Kamerunit.
Sipas mediumit britanik The Sun, Eto’o u akuzua në Kamerun se, si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, ai ndikoi te trajneri David Pagou për të hequr Vincent Aboubakar nga lista.
Bëhet fjalë për futbollistin legjendar të Portos dhe Besiktasit dhe ikonën e kombëtares së Kamerunit, i cili sot luan për Neftçi Baku në Azerbajxhan.
Pse e bëri Eto’o këtë? Arsyeja është e thjeshtë. Konkretisht, Aboubakar kërcënon të thyejë rekordin që Eto’o mban si futbollisti më i madh kamerunas i të gjitha kohërave.
Aboubakar aktualisht ka 45 gola në 117 ndeshje për ekipin kombëtar dhe Eto’o kishte frikë se mund ta kalonte rekordin e tij prej 56 golash në 118 ndeshje, gjë që ndikoi në vendimin e trajnerit për të mos e thirrur sulmuesin e fuqishëm në Kampionatin e ardhshëm Afrikan.
Kupa e Kombeve të Afrikës fillon më 21 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 janar, me Kamerunin që garon në Grupin F së bashku me Gabonin, Mozambikun dhe Bregun e Fildishtë. /Telegrafi/



