Turqi, ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës dyvjeçare

08 shkurt 2023 | 19:17

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pallati i Rinisë dhe Sporteve (pjesa e djegur) në Prishtinë,…