Turqia dhe Hungaria shprehen të gatshme të presin takimin mes Putinit dhe Zelenskyt

21 gusht 2025 | 16:52

Turqia dhe Hungaria janë shprehur të gatshme për të mbajtur takimin mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyt.

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan konfirmoi gatishmërinë për të pritur një samit paqeje mes Rusisë e Ukrainës, gjatë një telefonate që zhvilloi me homologun francez, Emmanuel Macron.

Edhe qeveria hungareze ka deklaruar zyrtarisht gatishmërinë e saj për të pritur samitin në Budapest.

“Nëse ata kanë nevojë për ne, ne jemi këtu në dispozicion të tyre”, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, duke shtuar se Budapesti do të garantojë “kushte të përshtatshme, të drejta dhe të sigurta për negociata paqeje të këtij lloji”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës…