Turqia “digjet” nga zjarret, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

07 korrik 2025 | 12:19

Turqia ka regjistruar 761 zjarre gjatë 10 ditëve të fundit, rreth një e katërta e të gjitha flakëve të këtij viti, treguan shifrat qeveritare.

“Që nga e diela, të gjitha janë shuar ose janë vënë nën kontroll”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në X.

Këto përfshinin 20 zjarre të mëdha në provincat e Izmirit, Sakaryas, Hatay, Bilecik, Manisa, Stambollit dhe Bursës. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën 228 shtëpi janë dëmtuar rëndë nga zjarret vetëm në Izmir, ku shkalla e plotë e dëmit është ende duke u përcaktuar.

“Njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre do të strehohen përkohësisht në kontejnerë”, tha ai.

Zjarret kanë shkaktuar shkatërrime të gjera, duke djegur tre fshatra në Izmir dhe duke vrarë një burrë 81-vjeçar të shtrirë në shtrat dhe dy punonjës shpëtimi.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në pjesë të tjera të vendit ditët e fundit.

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka në dispozicion 27 aeroplanë zjarrfikës dhe 105 helikopterë zjarrfikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e…