Turqia hap dy spitale të reja për pacientët me Covid-19

31 maj 2020 | 22:43

Turqia ka hapur dy spitale të reja për të infektuarit me Covid-19.

Spitalet u hapën të dielën në Stamboll.

“Ne parandaluam përhapjen e pandemisë edhe pa pasur nevojë për kapacitetin shtesë që krijuam me këto spitale”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Njëri nga spitalet, pranë ish-aeroportit Ataturk, ka një kapacitet për pranimin e mbi 1 mijë pacientëve dhe u ndërtuar për 45 ditë.

Gjatë 24 orëve të kaluara Turqia regjistroi 839 raste me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 163.942.

Rastet e para në Turqi u paraqitën më 11 mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 4540.

Turqia renditet në vendin e 10 në të gjithë botën, për numrin e rasteve me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, në kuadër të…