Turqia kërkon shmangien e përshkallëzimit pas raketës iraniane drejt hapësirës ajrore turke

04 mars 2026 | 14:41

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka përcjell të mërkurën homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, shqetësimin e Ankarasë lidhur me një municion balistik të lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke, i cili është neutralizuar.

Në një bisedë telefonike, Fidan i ka thënë Aragçit se çdo hap që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit duhet të shmanget, kanë thënë burimet e Ministrisë së Jashtme turke.

Më parë, një municion balistik i qëlluar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u kap dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor, ka thënë Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Ministria ka thënë në platformën turke të mediave sociale “NSosyal” se predha e zbuluar pasi ka kaluar nëpër Irak dhe Siri është qëlluar me sukses nga mbrojtja ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi- Basha Natyrisht, jam rritur dhe jam…