Turqia mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

17 dhjetor 2018 | 15:30

Ambasada e Turqisë në Kosovë përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka vlerësuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës.

Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligje, të cilat FSK-së i japin kapacitete ushtarake.

Deklarata e plotë e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë:

Deklarata e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018 për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Deklarata e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018…

Gepostet von T.C. Priştine Büyükelçiliği/Ambasada Turke në Prishtinë am Montag, 17. Dezember 2018

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka mirëpritur…