Turqia mposhti kampionët e Botës

08 qershor 2019 | 22:42

Turqia ka marrë kreun e Grupit H, aty ku është edhe Shqipëria, pas fitores së sotme ndaj kampionit të Botës, Francës.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 0 në shtëpi, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Evropian.

Ayhan ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 30 të takimit pas asistimit nga Demiral.

Derisa pas dhjetë minutave ylli i Romës, Under dyfishoi epërsinë për vendasit.

Pas tre ndeshje Turqia tani ka 9 pikë në krye të grupit, derisa Franca ka gjashtë pikë në vendin e dytë. Shqipëria zë vendin e katërt me 3 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një fjalim në…