Turqia në ‘luftë’ me zjarret vdekjeprurëse

04 korrik 2025 | 15:32

Zjarrfikësit në Turqi janë duke i vazhduar përpjekjet për t’i shuar zjarret që kanë përfshirë kodrat me pyje në perëndim të vendit të premten.

Zjarret që shpërthyen në të paktën pesë vende të ndryshme në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.

Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

Ministri i Pylltarisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli, tha të premten se zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, janë ende në terren duke luftuar me një zjarr vdekjeprurës pranë qytetit Odemis për ditën e tretë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka komentuar deklaratat e Kurtit…