Turqia po punon me Rusinë dhe Ukrainën që ta mundësojnë eksportin e grurit

07 qershor 2022 | 14:08

Turqia është duke punuar me Rusinë dhe Ukrainën për eksportin e grurit përmes një plani që do të drejtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, ka thënë se po punojnë që gruri të eksportohet  nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt të transportit, raporton “BBC”.

Ukraina është një eksportues i madh i vajit të gatimit, si dhe i drithërave si misri dhe gruri. Rusia gjithashtu eksporton sasi të mëdha drithërash, si dhe plehra. Mungesa e këtyre eksporteve ka bërë që çmimi i alternativave të rritet.

E për shkak të luftës, një pjesë e eksporteve janë limituar – duke shkaktuar krizë ushqimi.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar Rusinë që ka shkaktuar krizë globale ushqimore.

Nëpër tregje janë rritur dukshëm çmimet për produktet esenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit nuk është e vetme në garë për…