Turqia raportoi 425 viktima nga virusi korona

04 prill 2020 | 08:56

Autoritetet turke kanë konfirmuar sot se 69 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 425 numrin e përgjithshëm të viktimave. Përpos viktimave, për një ditë u regjistruan edhe 2 786 raste të reja të infektimeve dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri shkoi në 20 921 persona.

Këto të dhëna i publikoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili bëri me dije se 484 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1 251 të tjerë ndodhen nën kujdes intensiv.

Ministri paralajmëroi për mënyrën e shpejtë të përhapjes së virusit, duke treguar për një rast konkret: “Një person që nuk ka pasur simptoma e ka përhapur sëmundjen te së paku 30 njerëz. Bartësi ka qenë në kontakt me tërë familjen dhe miqtë, sepse nuk ka pasur simptoma. Ai e ka përhapur virusin te një person që ka probleme me imunitetin dhe një tjetër që i kishte 57 vjet. Të dy këta kanë vdekur. Edhe njerëzit që kurrë nuk kanë pasur kontakte me të u prekën. Kaq serioze është situata”, tha Koca.

Ndërkaq presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se personat nën moshën 20-vjeçare do të vendosen në karantinë të detyrueshme për shkak të rrezikut që ata ta përhapin virusin pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bëre me dije se…