Turqia testoi një armë të re të fuqishme
Turqia ka kryer me sukses testimin e një arme të re të fuqishme, duke publikuar gjithashtu një video mbresëlënëse që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe analistëve ushtarakë.
Kompania shtetërore e industrisë së mbrojtjes, MKE, ka arritur një moment historik: për herë të parë ka prodhuar plotësisht një tytë topi detar kalibri 127 mm, pajisje e avancuar artilerie që deri më sot importohej zakonisht nga Shtetet e Bashkuara ose Italia.
Ky zhvillim tregon rritjen e kapaciteteve teknologjike dhe të inxhinierisë së mbrojtjes në Turqi, një sektor që vitet e fundit ka marrë prioritet të lartë nga qeveria turke, transmeton Telegrafi.
Tyta e re është instaluar në fregatën e sapo ndërtuar TCG Fatih, pjesë e flotës detare turke.
Gjatë provave me zjarr të drejtpërdrejtë, sistemi i ri i artilerisë ka demonstruar performancë të qëndrueshme, precizitet të lartë dhe aftësi të rritura operacionale, duke e kaluar testimin me rezultate pozitive.
Ky zhvillim përbën një hap tjetër të rëndësishëm në strategjinë e Ankarasë për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit perëndimorë dhe për të rritur aftësinë e saj për prodhim vendas të pajisjeve ushtarake.
🇹🇷Turkey has tested a new powerful weapon and released an impressive video
The company MKE has, for the first time, fully produced and tested a 127 mm naval gun barrel — a type of artillery usually imported from the US or Italy.
The new barrel has already been installed on… pic.twitter.com/nU5NMjuCGR
— NEXTA (@nexta_tv) November 20, 2025



