
Tusk: Polonia kurrë s’ka qenë më afër konfliktit të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se Polonia është më afër konfliktit të hapur se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Nuk kam arsye të pretendoj se jemi në prag të luftës, por është kaluar një vijë dhe është pakrahasueshëm më e rrezikshme se më parë. Kjo situatë na afron më shumë me konfliktin e hapur që kemi qenë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ai.
Ushtria polake ka bërë me dije të mërkurën se kishte rrëzuar dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje, hera e parë që ka ndërmarrë një hap të tillë në atë që është një provokim i madh për Evropën dhe NATO-n.
Duke iu drejtuar parlamentit të vendit, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se kishte 19 ndërhyrje në hapësirën e saj ajrore dhe se një “pjesë e madhe” e dronëve hynë në të nga Bjellorusia.
Ai ka njoftuar se Polonia është thirrur Nenin 4 të NATO-s, që do të thotë se organi kryesor vendimmarrës politik i aleancës do të mblidhet për të diskutuar situatën dhe hapat e saj të mëtejshëm.