
‘Tuttosport’: Edon Zhegrova mund të mungojë në ndeshjet e nëntorit me Kosovën
02 tetor 2025
| 16:31
Kosova mund të përballet me një mungesë të madhe edhe në ndeshjet e tetorit, pasi Edon Zhegrova sipas “Tuttosport” rrezikon të mos i bashkohet Kombëtares.
Ylli i Juventusit, që sapo është rikthyer nga një lëndim i gjatë prej nëntë muajsh, duket se do të qëndrojë në Torino për ta rifituar formën e plotë.
Kjo do të thotë se ai nuk pritet të luajë as kundër Sllovenisë më 10 tetor dhe Suedisë më 13 tetor.