Twitter drejt pranimit të ofertës së Elon Maskut

25 prill 19:19

Twitter-i është drejt një marrëveshjeje për t’iu shitur Elon Maskut për 54,20 dollarë për aksion në para kesh, çmimi që Mask i ofroi fillimisht kompanisë së rrjetit social.

Këtë ofertë, ai e quajti “përfundimtare dhe të mirën që mund të bënte”.

Twitter-i mund ta shpallë marrëveshjen prej 43 miliardë dollarësh më vonë të hënën, menjëherë pasi bordi të jetë mbledhur për t’ua rekomanduar transaksionin aksionarëve të Twitter-it, thanë burime për Reuters.

Është gjithmonë e mundur që marrëveshja të shembet në minutën e fundit, shtuan burimet.

Twitter-i dhe Masku nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment mbi lajmin./euronews

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për dy fëmijë…