‘Twitter’-i do të testojë opsionin e bllokimit të përgjigjeve

09 janar 2020 | 11:57

Rrjeti social “Twitter” ka bërë me dije se do të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, apo t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht.

“Ne duam t’iu ndihmojmë njerëzve që të ndjehen të sigurt kur marrin pjesë në bisedat në Twitter”,ka thënë kompania.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e medieve sociale janë nën presion në rritje për t’i adresuar të ashtuquajturat ngacmime në internet.

“Twitter” tashmë ofron një opsion që u lejon përdoruesve t’i fshehin përgjigjet në postimet e tyre.

Kompania ka njoftuar për eksperimentin që do ta bëjë këtë vit gjatë një prezantimi në Las Vegas.

Në vitin 2018, shefi ekzekutiv i “Twitter”-it, Jack Dorsey, ka premtuar se do ta përmirësojë “shëndetin” e bisedave publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) se “janë të gatshme”…