‘Twitter’-i gjobitet 150 milionë dollarë, përdori të dhënat e përdoruesve për reklama

27 maj 2022 | 08:14

Twitter është gjobitur me 150 milionë dollarë nga autoritetet amerikane, pasi ka mbledhur adresat e e-mailit dhe numrat e telefonit të përdoruesve për qëllime sigurie, por më pas ka përdorur të dhënat për t’i synuar ata me reklama.

Platforma e mediave sociale u kishte thënë përdoruesve se informacioni do të përdorej për t’i mbajtur llogaritë e tyre të sigurta, sipas një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të ShBA-së dhe Komisionin Federal të Tregtisë.

“Ndërsa Twitter u tregoi përdoruesve se mblodhi numrat e tyre të telefonit dhe adresat e emailit për të siguruar llogaritë e tyre, Twitter nuk arriti të tregonte se përdorte gjithashtu informacionin e kontaktit të përdoruesit për të ndihmuar reklamuesit në arritjen e audiencës së tyre të preferuar,” tha një ankesë gjyqësore e paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë.

Veprat penale kanë ndodhur mes viteve 2013 – 2019, sipas dokumentit të gjykatës.

Përveç zgjidhjes financiare, marrëveshja kërkon që Twitter të përmirësojë praktikat e pajtueshmërisë.

Shefi i privatësisë në Tëitter, Damien Kieran, tha në një deklaratë se kompania ‘kishte bashkëpunuar me Komisionin Federal të Drejtësisë në çdo hap të rrugës’.

Twitter merr 90 përqind të të ardhurave vjetore prej 5 miliardë dollarësh nga reklamat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka…