“Ty të konsideroj afër, ndërsa Trixën…” Xheisara zbulon me kë ka marrëdhënie më të mirë në BB VIP

18 janar 2022 | 15:36

BB VIP – Ka disa ditë që Xheisara është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, e këtë javë ajo është edhe në nominim. Teksa po bënte një bisedë me Beniadën, ajo tregoi se si e krijon marrëdhënien me njerëzit.

Madje këngëtarja e njohur zbuloi edhe kë ka më afër aty në “Big Brother VIP”. Ajo përmendi emrin e Beniadës, ndërsa për Beatrix tha që thjesht ka një marrëdhënie të mirë, por asgjë më shumë.

Biseda mes vajzave:

Xheisara: Unë të besoj me ty e flas si me nënën time dhe ti ta përdorësh këtë. Ky është fundi fare. E kam shumë të shenjtë nëse të fus në shtëpi dhe unë hy në shtëpinë tënde, domethënë nëse ke komunikim me mamin e babin tim dhe unë me të tutë. Edhe nëse më bën diçka, nuk kundërpërgjigjem. Nuk i kam bërë kurrë askujt keq, e kam lënë thjesht të iki. E kam më të vështirë sesa me Trixën që kam një marrëdhënie e kaq, kurse ty të konsideroj më të afërt. Kjo është ajo që tregon.

Beniada:  Normale që i ngel qejfi ndokujt.

Xheisara: Nuk është se të ngel qejfi por zhgënjehesh. Unë fal shumë.

Beniada: Edhe kur i vendos vizën dikujt, prapë e mendoj si është, a është mirë. Dhe po më ka bërë keq është një pjesë e zemrës time që thotë shpresoj të mos ketë bërë keq.

“Ty të konsideroj afër, ndërsa Trixën…”/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qeveria gjermane…