Tym e flakë në një objekt masiv të mbrojtjes ruse në Siberi

02 prill 2024 | 08:17

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën Uralmash, një objekt i mbrojtjes ruse në qytetin e Yekaterinburg, raportuan mediet shtetërore të hënën.

Media pro-ukrainase e Evropës Lindore Nexta citoi një dëshmitar okular të thoshte se kishte një “shpërthim” dhe më pas “u shfaq tym i zi”.

Kanale të tjera Telegram shpërndanë foto dhe video të tymit dhe zjarrit në objektin në Siberi, përcjell Telegrafi.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Emergjencave Ruse u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve Interfax të thoshte se sipërfaqja e zjarrit është rritur në 4000 metra katrorë.

Një përditësim i publikuar më vonë vuri në dukje se zjarri ishte vënë nën kontroll në një sipërfaqe prej 4,500 metrash katrorë.

Ka pasur një varg zjarresh misterioze në Rusi që kur Vladimir Putin filloi agresionin në Ukrainë më 24 shkurt 2022 dhe Ukraina rrallë herë merr përgjegjësinë për sulmet në tokën ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, ka bërë të…