Tyson Fury le pas pensionimin, do të rikthehet në ring këtë vit

05 janar 2026 | 12:25

Boksieri i peshave të rënda, Tyson Fury, ka njoftuar tifozët se ka vendosur të rikthehet nga pensionimi. Fury vendosi t’i varë “dorëzat” pas humbjes nga Oleksandr Usyk, por tani duket se ka ndryshuar mendje.

Fury zyrtarisht ka konfirmuar se në vitin 2026 do ta shohim sërish në ring. “2026 është viti i rikthimit. Kam qenë jashtë për një kohë por jam kthyer tani, 37 vjeç dhe po godasë ende. Nuk ka asgjë më të mirë se t’i godasësh disa burra në fytyrë dhe të paguhesh”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Fury nuk ka zhvilluar asnjë meç që nga humbja e tij e dytë radhazi me pikë ndaj Oleksandr Usyk në Riad në dhjetor të vitit 2024, një duel pas të cilit ai u ankua për atë që e konsideroi një rezultat të padrejtë dhe tre javë më vonë njoftoi tërheqjen nga boksi.

Fury pritej gjerësisht që të rikthehej nga pensionimi dhe më në fund të merrte pjesë në përballjen e shumëpritur dhe shumë fitimprurëse mes dy britanikëve me rivalin e tij të madh, Anthony Joshua, në muajt gusht ose shtator,  potencialisht në Londër, si ndeshja kryesore e Riyadh Season, me një meç parapërgatitor që pritej të zhvillohej më herët gjatë vitit në Arabinë Saudite. Megjithatë, mbetet e paqartë se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Fury-t, teksa Usyk ndodhet aktualisht në negociata për një përballje të madhe me ish-kampionin e gjatë të WBC-së, Deontay Wilder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Basketbollit Bora ka freskuar ekipin për vitin e…