U-16 dhe U-18 mësojnë kundërshtarët në evropian

17 janar 2018 | 10:26

Përfaqësueset e të rinjve të Kosovës në basketboll kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në kampionate evropiane, Divizione B dhe C.

Shorti i hedhur në Munih të Gjermanisë ka vënë përballë ekipit përfaqësues U-16 Ukrainën, Bosnjën, Çekinë, Zvicrën dhe Bjellorusinë në Grupin D të Divizionit B. Ndeshjet do të zhvillohen në Sarajevë prej 9 deri më 18 gusht.

Evropiani U-18, Divizioni C, do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik. Aty Kosova në Grupin B do të përballet me Qipron, San Marinon dhe Gjibraltarin. Përfaqësuesja U-20, në Grupin D të Divizionit B, do të luajë me Finlandën, Poloninë, Gjeorgjinë dhe Portugalinë.

Në kategorinë e femrave, Kosova U-16 luan me Izraelin, Irlandën, Rumaninë, Zvicrën dhe Luksemburgun në Grupin C të Divizionit B, ndërsa grupmosha U-18 përballet me Norvegjinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Sllovakinë e Luksemburgun në Grupin D të Divizionit B.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thonë se dashuria më e sinqertë është dashuria ndaj ushqimit,…