U aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK

22 prill 2025 | 08:41

Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua më 13 prill në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh ku bëhet me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo…