U arrestua nga rusët, matematicienti ukrainas kryen vetëvrasje

21 mars 2022 | 23:45

Matematicienti ukrainas Konstantin Olmezov kreu vetëvrasje në Rusi pasi u arrestua teksa po përpiqej të largohej nga vendi.

Kjo është bërë e ditur nga shoqata e Matematikanëve të Ukrainës në një postim në rrjetet sociale.

Sakaq avokati i rus Dmitry Zakhvatov në një reagim në rrjetet sociale ka shkruar: Kam marrë një raport që thoshte se mëngjesin e sotëm (20 mars), ai kreu vetëvrasje, duke lënë një shënim lamtumire, ku shkruante se vrau veten sepse nuk mund të duronte tmerret.

Olmezov, i lindur në vitin 1995, është ndaluar për 15 ditë që nga 26 shkurti pas një tentative fillestare për t’u arratisur nga Rusia. 

Më pas atij iu bë ftesa të vazhdonte studimet universitare në Austri dhe u përpoq të largohej përsëri, raporton Ansa.it. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i presidentit Trump e ka quajtur sulmin e Vladimir…