U arrestua pas atentatit në Shkodër, flet autori: Objektiv kisha vetëm Erogen Vason, kjo është arsyeja pse doja ta v*isja!
“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, kështu ka deklaruar autori Ragip Gila.
Kjo është deklarata e parë që Ragip Gila në polici pasi u arrestua si autori i dyshuar i vrasjes së Armando Palit dhe Liridon Krajës dhe plagosjes së dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri, mëngjesin e sotëm në Shkodër.
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, ka thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.
Autori, Ragip Gila, gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekies së policisë është rrëzuar nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir duke dëmtuar këmbën e tij. Në ato momente i është bërë thirrje për të hedhur armën dhe për t’u dorëzuar dhe Gila i është përgjigjur thirrjeve të policisë duke thënë se “e kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”.
Menjëherë më pas efektivët e kanë vënë në pranga ndërsa tashmë 30 vjeçari ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë duke thënë se objektiv kishte Erogen Vason pas problemeve personale me të.
Policia e ka marrë me rezervë këtë deklaratë dhe po hetohen nëse ka persona të tjerë pas tij që mund ta kenë porositur për të kryer vrasjen e 43 vjeçarit Erogen Vaso i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin ushtarak në Tiranë.
Në atentatin në Shkodër, u vranë me automatik, Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.



