U bë përurimi i gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

13 janar 2026 | 15:18

Të martën është përuruar vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të odave të profesionistëve shëndetësorë.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetarja e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionisëve tjerë shëndetësor, Nexhmije Gori, si dhe të gjithë kryetarët e odave të tjera të profesionistëve shëndetësorë.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit institucional të odave profesionale dhe përmirësimit të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor.

Në emër të Odave të profesionistëve shëndetësorë, fjalën e rastit e mbajti kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), dr. Pleurat Sejdiu.

Ndërtimi i këtij objekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut, e cila po kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të sektorit shëndetësor në Kosovë.

Objekti i ri pritet të krijojë kushte më të mira pune për odat dhe të shërbejë si hapësirë e përbashkët koordinimi për odat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Monika Kryemadhit, që…