U ekzekutua sot në Kavajë, Arian Gosa bashkë me vëllanë masakruan me thikë Gentjan Gjuzin në 2012

21 maj 2023 | 21:09

Detaje të reja janë zbardhur pas vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

48-vjeçari u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal.

Arjan Gosa është vëllai i Edmond Gosës i cili u vra dy muaj më parë, pas një konflikti me Altin Rexhën ku humbën jetë të dy.

Arian Gosa së bashku më vëllanë e tij Edmond (Armand) Gosa në vitin 2012, kanë masakruar me thikë të Gentjan Gjuzin, i cili pak muaj më vonë humbi jetën në spital. Asokohe sherri nisi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë për ngjarjen e vitit 2012:

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën e 22 majit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,…