U fundos në Detin e Zi, anija ruse kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës

22 prill 2022 | 16:42

Mbytja e anijes luftarake “Moska” është një nga ngjarjet përcaktuese të luftës në Ukrainë deri më tani.

Ishte anija kryesore e Flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzor raketor me më shumë se 500 persona në ekuipazh, ndërsa është fundosur nga një vend me një marinë shumë më të vogël.

Dhe tani, rrënojat e krenarisë së flotës ruse janë shpallur objekt i trashëgimisë kulturore nënujore të Ukrainës. Numri “#2064” për të qenë të saktë, i përket kategorisë së pajisjeve të rralla shkencore ose teknike, raporton “BBC”.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, Ministria e Mbrojtjes ka shkruar “80 milje nga Odesa, kryqëzori i famshëm dhe objekti më i madh i fundosur në fund të Detit të Zi mund të admirohet pa shumë zhytje!”

Rrënojat janë në një thellësi rreth 45-50 metra. Mbytja e “Moskës” nuk ishte vetëm fitore ushtarake, por edhe psikologjike për Ukrainën. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…