
U godit me grusht, Berisha vazhdon protestën i gjakosur: Poshtë Edi Rama, rroftë opozita shqiptare
06 dhjetor 2022
| 12:47
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berish, ka qenë i pari që e ka marrë fjalën nga podiumi i protestës së opozitës.
Pasi është sulmuar nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, lideri demokrat është rrëzuar.
Pavarësisht kësaj, Berisha nuk i ka kursyer mesazhet nga protesta.
“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.”, ka thënë Berisha.