U hodh nga kati i 12-të, vdes një person në Prishtinë
11 shtator 2021
| 09:04
Një person në Prishtinë ka vdekur pasi është hedhur nga kati i 12-të i një ndërtese.
Policia përmes raportit 24 orësh ka konfimuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.



