U kërkoi ta vendosnin maskën, dy motrat therin 27 herë me thikë rojën

29 tetor 2020 | 08:31

Dy motra janë akuzuar për tentativë vrasje, pasi goditën me thikë një roje sigurie në një dyqan në Çikago, i cili u kishte kërkuar t’i vendosnin maskat dhe ta përdornin dezinfektuesin.

Jessica Hill, 21 vjeç dhe Jayla Hill, 18 vjeç, e goditën rojën e sigurisë, 32 vjeç, 27 herë me thikë, ka thënë zëdhënësi i policisë Karie James.

Fillimisht, njëra nga motrat, Jayla, goditi me grusht rojën, ndërsa më pas pretendohet se Jessica Hill nxori një thikë dhe nisi ta godiste rojën, ka thënë James.

Pavarësisht prej plagëve të marra, 32-vjeçari arriti t’i mbajë motrat derisa të vinte policia. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me paralajmërime për kohë të vështira, presidentja e komisionit të…