U kërkua për grabitje, 37 vjeçari arrestohet me urdhëresë të gjykatës

25 shkurt 2026 | 20:21

Një 37 vjeçar është arrestuar nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës.

Aksioni është zhvilluar nga stacioni i Drenasit.

Bëhet fjalë për L.I, i cili sipas urdhëresës së gjykatës do të vuajë një dënim prej 3 vitesh burg dhe gjobë.

“Operacioni bën pjesë në veprimet e vazhdueshme policore për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një…