“U lodha shumë nga…” Efi zbulon çfarë ka ndodhur mes saj, Luizit dhe Kiarës: Nuk kam asnjë lloj inati…

26 shtator 2023 | 10:40

“Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj”

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ishte dje e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Moderatorët e njohur, Erjona Rusi dhe Arjon Muça e ngacmuan Efin në lidhje me marrëdhënien që ka me disa ish-banorë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E sigurisht që e pyetën në lidhje me Luiz Ejllin dh Kiara Titon, të cilët premtuan se do të ruanin miqësinë e tyre edhe jashtë lojës, por duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë me këngëtarin e njohur as nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe ish-banorja u shpreh se pas përfundimit të lojës brenda shtëpisë, jashtë nuk ka patur asnjë lloj komunikimi dhe raporti me të.

Dhedhes shton gjithashtu se nuk i kanë pëlqyer komentet e tij, prandaj e ka hequr nga “Instagram”-i.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigu-n se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

Ndërsa sa i takon raportit me Kiarën, Efi u shpreh se as me të nuk ka miqësi dhe se nuk flasin me njëra-tjetrën.

“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka nënvizuar nevojën urgjente për të…