U martua për “letra”, e pëson keq 25-vjeçari shqiptar në Nju Xhersi

03 qershor 2025 | 22:02

Një i ri shqiptar është zbuluar nga agjentët federalë se ishte martuar për të përfituar letrat amerikane.

Shqiptari, Elvis Harizaj, i cili kishte shkuar në SHBA me një vizë studenti, u martua me 27-vjeçaren nga Newark, Natasha Flores vetëm për të ndryshuar statusin e imigracionit të tij, njoftojnë autoritetet amerikane.

Sipas dokumentave, ata u martuan në vitin 2021, por pas hetimeve u zbulua se martesa ishte një farsë. Ky është një prej rasteve të rralla kur autoritetet amerikane hetojnë dhe zbulojnë një martesë të tillë, ndërsa administrata Trump i ka shpallur luftë emigracionit të paligjshëm, raporton Voxnews.al.

Harizaj dhe Flores u morën në pyetje veçmas, dhe përgjigjet e tyre nuk përputheshin në shumë raste. Nga hetimi rezultoi se ata nuk jetonin bashkë dhe se 27-vjeçarja kishte qenë e martuar më parë me një brazilian, dyshohet po për ta ndihmuar atë, ndonëse kishte deklaruar të kundërtën.

Të dy janë tashmë nën akuzë, ndërsa 25-vjeçari shqiptar e ka pranuar skemën. Flores rrezikon deri në 5 vite burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se…