U mbajt takimi fillestar i menaxhmentit të lartë të ATK-së me FMN-në

15 shkurt 2021 | 13:40

Përmes platformës virtuale menaxhmenti i lartë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka mbajtur takimin fillestar me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për këtë vit.

Pikat e diskutimit në këtë takim ishin mbi proceset e ndryshme të ATK-së, duke përfshirë këtu gjendjen me Covid-19 në Kosovë si dhe ndikimin e saj në ATK dhe përpjekjet për zbutjen e këtij ndikimi.

Po ashtu, pjesëmarrësit e këtij takimi folën dhe prezantuan përpjekjet për reforma deri më tani, sfidat më të cilat proceset e përmendura janë ballafaquar gjatë implementimit, si dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për misionin e FMN-së. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Ekrem Hysenaj, duke përmendur gjitha zhvillimet të cilat e kanë përcjellë institucionin e ATK-së, ka thënë se mbështetja e misionit të FMN-së do të jetë e mirëpritur si çdoherë, veçanërisht në këtë periudhe kur rrethanat e pandemisë kanë ndërruar në masë të madhe planifikimet dhe pritjet e ATK-së.

Veç tjerash, përmes këtij takimi virtual u diskutuan edhe pikat tek të cilat ATK-ja ka nevojë për mbështetje të misionit të FMN-së. Ky mision do të jetë prezent virualisht në ATK deri më 10 mars.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë dhe mbështetës të kryeopozitarit rus, Aleksei Navalni, protestuan në…