
U mungojnë qeset, kufomat i mbështjellin me çarçafë
Drejtorët e shërbimeve për funerale kanë thënë se spitalet në mbarë Britaninë po përballen me mungesë të qeseve për kufoma dhe po detyrohen që ato t’i mbështjellin me mbulesa të shtretërve.
Një punëtor i shërbimeve funerale e ka incizuar veten pranë një kufome të mbështjellë me mbulesë të shtratit pas vdekjes nga koronavirusi.
Më pas ai dëgjohet duke thënë: “E vetmja gjë me të cilën është mbuluar kufoma është kjo, se nuk ka qese. Kjo nuk është shaka. Shkoj në spitale të ndryshme dhe kam fakte dhe numra se shërbimi shëndetësor ka mbetur pa qese të kufomave”.
Ndonëse mungesa e këtyre qeseve duket më e madhe në Londër, ajo është përhapur në mbarë vendin. Jonathan Robinson, i cili merret me shërbime funerale, tha: “Mungesa e qeseve të kufomave është shumë e përhapur. Ne jemi të vetëdijshëm se një furnizues i madh në Britani ka mbetur pa rezerva”.