U ndalua në kufi, ky është personi që përfundoi në burg pas urdhër-arrestit
Një person i kërkuar nga drejtësia ka përfunduar në paraburgim pas ndalimit në pikën kufitare në Merdarë.
Ngjarja fillimisht ka ndodhur më 04.04.2026, rreth orës 23:00, në pikën kufitare në Merdarë, ku është ndaluar Donat Perdedaj, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.
Siç mëson Sinjali, më 05.04.2026, rreth orës 10:00, i dyshuari është nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku gjyqtari ka aprovuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Rasti mbetet në procedurë të mëtejshme.



