U përcoll me ceremoni në prani të familjes së ngushtë, ky është varri i Rexhep Qosjës në Dragodan

23 prill 2026 | 18:18

Akademiku Rexhep Qosja është varrosur këtë të enjte në varrezat e Dragodanit.

Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare, derisa lajmi u bë i ditur nga familja e veprimtarit të shquar.

Nipi i tij bëri të ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Sipas njoftimit, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur…