U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani do të largohet nga Kosova

07 mars 2023 | 12:38

Një i ri nga Gjilani kurrë nuk do ta kishte menduar se ëndrrën e tij për të shërbyer në Ushtrinë e Kosovës, do t’i shkatërronte një tatuazh.

Aq më tepër, një tatuazh (thënie) e heroit kombëtar të Kosovës, Agim Ramadani. Pasi rregullat e FSK-së thuhet se nuk e lejojnë tatuazhin, ai ishte përjashtuar nga ushtria pak ditë pas pranimit. “Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndrrue, mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, vargje këto të nxjerra nga autori Bedri Gjinaj.

Ermelind Kastrati që e kishte ëndërr të bëhej ushtari i FSK-së është përjashtuar nga ushtria kur i pati bërë kontrollet mjekësore.

Ai të martën ka postuar në “Facebook” një fotografi të vizës, duke thënë se është detyruar të ikë jashtë vendit meqenëse i është mohuar e drejta për punësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galatasaray po e shikon çdo mundësi dhe strategji të mundshme…