
U përpoq ta verbonte ish-të dashurën që të mos shikonte burra të tjerë
Një burrë u përpoq të verbonte ish të dashurën e tij me copa xhami në mënyrë që ajo të mos shikonte meshkuj të tjerë.
Aston Greenwood, 33 vjeçar, është dënuar me 15 vjet burgim pasi u paraqit në Gjykatën e Manchesterit.
Gjatë marrëdhënies së tyre, Greenwood ishte bërë paranojak se ish e dashura e tij, emri i së cilës nuk është bërë publik, po e tradhtonte, por në të vërtetë ai ishte tradhtari.
Ai shpërthen shpesh në sulme, e ndaloi atë të përdorte rrjete sociale dhe e kritikonte për veshjen.
Gruaja nuk shkoi në polici për një kohë pasi tha në gjykatë, se i dashuri i saj e kishte kërcënuar për vrasje nëse kërkonte ndihmë.
Ajo ishte bërë ‘aq e rënduar’ saqë thjesht ‘e duroi’.
Natën e arrestimit të tij, Greenwood e zgjoi gruan duke goditur me çekan derën e përparme pak pas orës 1:30 të mëngjesit.
Mesazhet që i dyshuari ia dërgonte ish të dashurës ishin: “Në momentin e dytë që zbuloj se je me dikë, do të jesh e vdekur, do të përfundosh në një çantë trupi”.
Gruaja megjithatë arriti të kapte telefonin e saj dhe të thërriste policinë, edhe pse Greenwood ia ndërpreu rrugën nga një dritare e kuzhinës.
Duke bërë gjithçka që mundi, ai e sulmoi atë duke përdorur copa xhami të llambës së thyer për ta goditur në fytyrën e saj pasi u përpoq ta verbonte në mënyrë që ajo të mos mund të shikonte burra të tjerë.
Më pas, ai e goditi atë në këmbë me një kaçavidë përpara se t’i griste të brendshmet dhe ta godiste me grusht në organet gjenitale. Fatmirësisht, policia më pas mbërriti dhe e arrestoi të dyshuarin.
Ai tashmë do të vuajë dënimin prej 15 vjetësh në burg, transmeton Klankosova.tv.