U raportua se ka vdekur, Raiola lajmërohet në Twitter

28 prill 2022 | 14:53

Mino Raiola është lajmëruar në Twitter, pak minuta pasi u raportua për vdekjen e tij.

Mediat italiane shkruan se menaxheri i suksesshëm i futbollit ka ndërruar jetë, ndërsa më pas lajmin e përgënjeshtruan nga spitali ku po qëndron i shtrirë 54 vjeçari, i cili po lufton me jetën.

“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë para pak minutash doktori, Alberto Zangrillo.

E tash ka ardhur reagimi nga menaxheri italian përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social, Twitter.

“Gjendja ime aktuale shëndetësore për ata që janë të interesuar: më kanë bërë të vdekur dy herë brenda katër muajsh. Duket se janë në gjendje edhe të më ringjallin”, ka shkruar Raiola.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lufton Gubetini nga Obiliqi, shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat…