U raportua se Valdrin Sahiti u arrestua në Turqi, avokati Berisha flet për rastin

13 prill 2023 | 15:33

Të enjten është raportuar në media  se disenjatori Valdrin Sahiti është arrestuar në shtetin e Turqisë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Mirëpo kjo është mohuar nga avokati i Sahitit, Besnik Berisha, i cili ka thënë për “Sinjalin” se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, ka thënë Berisha.

Më tutje, ai ka thënë se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

“Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të jetë pjesë e…