U revokohet licencat katër kompanive të naftës

19 prill 2022 | 15:38

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë evidentuar katër kompani të derivateve të naftës se nuk e kanë cilësinë e duhur.

Për shkak të kësaj, këtyre kompanive u janë revokuar licencat. Në një konferencë për media, ministrja Rozeta Hajdari dhe drejtori i doganës, Agron Llugaliu, kanë thënë se kjo është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana e Kosovës.

Ministrja Hajdari, ka thënë se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

“Si ministri ua kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final. Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle të katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikëqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

Më  tutje, ministrja Hajdari ka thënë se Dogana e Kosovës ka pezulluar dhe nuk ia ka vazhduar autorizimet këtyre katër subjekteve.

“Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Liverpool, Fabio Aurelio foli me shumë kritika së…